6) SUGJERIME, AFORIZMA DHE MAKSIMA
15/04/2019 13:34
SUGJERIME, AFORIZMA DHE MAKSIMA
6) SUGJERIME, AFORIZMA DHE MAKSIMA

Zeqir DURAKU
- Udhëheqsit e popujve të cilët janë FETARË apo, që janë përkrahës e jo kundërshtar të FEVE, janë armiqtë më dëmsjellës; më të rrezikshëm dhe më kundërnjerëzor të p o p u j v e !
- Derisa POPUJT nuk do ta kuptojnë se ARMIQTË e tyre më të mëdhenjtë -janë udhëheqësit e tyre që JANË FETARË ose, që i përkrahin FETË, popujt, pandërprerë do t'i përjetojnë të gjitha PRAPËSITË; të gjitha TË ZEZAT dhe të gjitha MYNXYRAT !
- BIBLA dhe KUR'ANI, nga çdo profil që të shikohen e të merrën dhe nga çdo anë, nga njerëzit që vërtetë KUPTOJNË, -janë vetëm vepra letrare, në fakt, dhe kurrgjë më ndryshe dhe asgjë më shumë !
- Njeriu, përgjithësisht, nuk duhet kurrë me synu më u shpreh i lirë dhe as me qenë “I LIRË” para se me qenë -vërtetë i DITUR !?!
- LIRIA e pavetëdishme; e papërmbajtur dhe e pakontrolluar e njerëzve -është L I R I edhe më e gërditshme; më e shëmtuar dhe më e rrezikshme -edhe sesa LIRIA e SHTAZËVE !
- Të DORËZUARIT jetojnë “më së miri dhe më së lehti” sepse, ATA -as nuk mund të mbrojnë asgjë dhe, as nuk kanë mundësi dhe as të drejtë të kenë asnjë KËRKESË ...madje, as pë vete !?!
- NJERIU, që përpara, në asnjë mënyrë dhe kurrë nuk mund ta dijë saktësisht se, a më mirë do t'ishte të jetonte I MENÇUR apo I MARRË në këtë BOTË e JETË!?!
- Të mos ndiejsh NDERIM të thellë dhe të mos kesh VLERËSIM ADEKUAT për njeriun që jeton vetëvullnetshëm N'VETMI, don të thotë që: në KOKË të kesh TRU shtaze apo, të paktën -TRU IDIOTI!?!
- Njeriu që jeton VETËDASHTAS N'VETMI -duhet të jetë i nderuar dhe i vlerësuar si një PERËNDI, po qe se -rreth TIJ do t'kishte sadopak ARSYESHMËRI !?
- OPTIMISTËT -në këtë BOTË e jetë, ndër të tjera, të paktën, janë edhe gjysmëqorra; gjsmëshurdhë dhe gjysmëidiot, të padyshimt por, edhe MË KEQ edhe sesa kështu dhe kaq !?!
- Në këtë BOTË: FUQIA, PAKUPTIMËSIA dhe MARRËZIA -janë Z O T !?!
- N'dash “me e hangër krejt” ...edhe ATË që s'ta kënda; bile, n'dash edhe mos më t'dalë AJO apo ATË që e hanë, atëherë, ATË që e hanë -haje ngapak dhe ngadalë...!?!
- Prej të gjitha RRENËVE të mundshme dhe të pamundshme që kanë qenë ndonjëherë dhe që janë, F E T Ë -janë RRENËT më të rrejshme; më të trilluarat dhe, janë RRENËT më kundërnjerëzore e më të sëmurat që ka mundësi të kenë qenë ndonjëherë dhe që janë !?!
- Kurrgjë nuk janë kundërshqiptar PRIJËSIT fetarë, n'tokat shqiptare -çka janë KUNDËRSHQIPTAR(Ë) e, kushedi sa herë edhe më të KËQIJ sesa kaq -shqipfolësit që iu binden PRIJËSVE FETARË dhe -që iu shkojnë pas !?!
- BUDALLAKIA E MENÇME është, po se po -më EFIKASE sesa çdo MENÇURI normale apo e zakonshme dhe, mbase, edhe sesa çdo MENÇURI e mundshme !?!
- Njeriut nuk i duhet L I R I A që e Ç L I R O N por, i duhet DITURI-LIRIA që e kufizon; që e përcakton dhe që e orienton !?!
- Njeriu duhet ta doj TË KEQËN më shumë sesa TË MIRËN në këtë botë; dhe, sidomos, SOT, sepse, SOT -TË KEQËN e të TEJKEQËN -njeriu i gjen kudo; ku t'i kërkoj e ku s't'i kërkoj kurse, TË MIRËN E NJËMENDTË, me mezi që do ta gjej apo, edhe s'do ta gjej dot !?!
- Jo përjetimi I VDEKJËS në këtë botë e jetë por, përjetimi I PLEQËRISË është DËNIMI më DËNUES dhe më i rëndi që NJERIZIUT ia ka caktuar dhe dhuruar: NATYRA, ZOTI apo DJALLI !?!
- Sa e NEVERITSHME dhe sa E TMERRSHME është PLEQËRIA; sepse, pos tjerash, edhe BUKURINË MË TË PËRSOSUR e bën SHËMTI ...madje, edhe deri aq shëmti sa mos t'mundësh ta shohësh as me SY !?!
- PLEQËRIA është e keqe dhe sa s'ka MË E KEQE, sidomos, për njeriun FATËZI e tejfatzi ngase, e bën NJERIUN -që më ia marr inati ...dhe, aq INATI -VETVETES sa, mos më mujt VETEN ...as, më e mendu, dhe as më e pa me SY !?!
- Si mundet NJERIU i vetëdishëm TË KETË BESIM NE VETVETE kur, ai vetë; çdo gjë në te dhe, çdo gjë rreth tij -janë pandalshëm në proces tjetërsimi, në proces shkatërrimi dhe në proces vdekjeje !?!
- Kukuuu për atë të RI apo, atë të RE që, PA U VONUAR, nuk përpiqet ta kuptoj dhe, që nuk e kupton se: Ç'është PLEQËRIA tamam -ashtu sikurse që një PLAK apo, një PLAKË, PLEQËRINË e përjeton dhe e kupton !?!
- PLEQËRIA është DËNIMI, veç tjerash, më ironiko-cinik e sadistik; DËNIMI më i rëndë dhe më armiqësor që NATYRA apo zoti e kanë lënë për njeriun dhe kundër NJERIUT të mjerë e të GJORË e të TEJ GJORË !?!
- Njeriu “DON” në këtë botë e jetë derisa nuk KUPTON SIÇ DUHET; e, kur njeriu kupton TAMAM, atëherë, njeriu nuk “DON” edhe më por, LUFTON!?!
- Kukuuuu, sa vështirë është më i thënë “THIUT” “DAJË”; veçse, pa i thënë “THIUT” “DAJË” në këtë botë e jetë, zor se do t'mundësh të shkojsh përpara dhe, ende më ZOR -do t'mundësh të ngjitesh përpjetë!?!
- Krejt çka ka nevojë njeriu në kë botë e jetë, ka nevojTË JETË I ARSYESHËM e, jo, as i ditur, as i kulturuar, dhe as i mençur!?!
- Vetëm TË FORTËT që janë edhe të ditur; apo, TË DITURIT që janë edhe TË FORTË, janë FATKËQIJ ngase, ATA -as nuk kërkojnë FAT as nuk dojnë fat !
- ARRITJA, ndoshta më e përparuarja dhe më e larta; por, edhe më prapanikja, më e ulëta dhe më e pakuptimta NJERËZORE e mundshme, është, kur NJERIU t'arrijë TË DOJË dhe të MOS DOJË njëhershëm !?!
- Mu sepse DITURIA nuk është e qëndrueshme dhe e plotë kurrë dhe në asgjë; prandaj, më tepër është: shpërkëndyese; pengestare dhe ngatrrestare sesa që është “ZGJIDHJE” dhe “ZGJIDHËSE”!?!
- Në këtë BOTË e JETË -jetojnë sa s'ka më mirë, vetëm ata njerëz që jetojnë instinktivisht; ngaqë, kanë aq pak mend sa, vetëm sa nuk janë SHTAZË plotësisht !?!
- Të KUPTUARIT e gjërave SAKTË dhe DREJT në këtë botë e jetë, njeriun, më së shumti e ÇMENDIN dhe e bëjnë FATKEQ!?!
- Njeriu, kurrë nuk i ka MENDTË e përshtatshme në çastët përkatëse !?!
- Njeriu -kurrë nuk i ka MENDTË ADEKUATE në çastët imediate !?!
- Njeriu -kurrë nuk i ka mendtë E DUHURA ne çastët E KËRKUARA !?!
- Në çastët e NEVOJSHME, njeriu -kurrë nuk i ka tamam -mendtë E DOMOSDOSHME !?!
- Ai njeri që mund dhe di “TË ZGJATË” e “T'HOLLOJË” pandalë dhe pa këputur kurrë, duhet të jetë njeri i SUPTILUAR dhe i SUBLIMUAR; prandaj, dhe, njeriu më i mençur i mundur !?!