1) AFORIZMA, SUGJERIME DHE MAKSIMA

21/08/2018 18:25

AFORIZMA, SUGJERIME DHE MAKSIMA

 

Zeqir DURAKU

 

1) AFORIZMA, SUGJERIME DHE MAKSIMA

 

 

1. Për të bërë NJERIU mrekulli, duhet të ketë: mundësi, dituri dhe zori !

2. Për të bërë njeriu MREKULLI, duhet të ketë DITURI dhe ZORI trupi dhe shpirti !

3. Optimizmi në këte BOTË e JETE është gjendje shpirtërore dhe mendore joreale dhe jonormale e njeriut.

4. JETA në këte BOTË është e lumtur, e dëshirueshme dhe ka kuptim, vetëm aq sa njeriu nuk kupton siç duhet dhe nuk di.

5. GJËJA kryesore dhe më e rëndësishmja në këte BOTË e JETË, fatkeqësisht dhe fatmirësisht, është, që shumë të vërteta, kurrë as mos të kuptohen dhe as kurrë mos të thuhen, tamam ashtu si janë faktikisht !

6. “ÇMENDURIA “ që shkaktohet nga DITURIA, është çmenduria më tragjikja; më e pakuptimta; ma e dhimbshmja dhe ma e rrezikshmja !

7. Derisa NJERIU nuk kupton, NDOSHTA kurrgjë siç duhet në çastet e duhura; atëherë, -çka i duhet njeriut-fatkob, në këte BOTË, mendja dhe “mençuria” ?!

8. Për të bërë njeriu çka dëshiron dhe për të bërë mrekulli, duhet të ketë DITURI dhe ZORI trupi dhe shpirti !

9. Vetëm DITURIA, MUNDËSIA dhe ZORI bashkë, e bëjnë njeriun që të bëjë MREKULLIRA në këte jetë e në këte botë.

10. Merreni me mend -se në çfarë BOTE e në çfarë JETE jetojmë: ku vetëm E KEQJA na mëson tamam e na urton; kurse, e MIRA na trenon !?!

11. Vetëm DITURIA e lartë, e thellë dhe e MIRËFILLTË, e bën njeriun dashamirë dhe mik të vërtetë ...jo vetëm të njerëzimit, në këte botë!

12. Për të bërë njeriu gjithçka; GJITHÇKA MUNDET dhe GUXON, njeriu nuk duhet të dijë se çka bën !

13. Në këte botë, mund të jetojnë mirë; më së miri, dhe siç duhet tamam -vetëm ATA njerëz të cilët, gati-gati SHTAZË janë; por, krejt SHTAZË nuk janë.

14. Nuk ka GJË që mund të jetë ma shumë KUNDËR JETËS SË NJERIUT dhe kundër NJERIUT, në këte botë, sesa VETËDIJA e tij e lartë.

15. V E T M I A është ma e rëndë (ma e keqe) sesa VDEKJA; sepse, njeriu, me rastin e vdekjes, e përjeton NJË VDEKJE dhe asgjë më; kurse, NË VETMI, njeriu i përjeton të gjitha tmerret e mundshme të jetës si dhe të gjitha mënyrat e mundshme të VDEKJËS !

16. VETMIA në vend të HUAJ është -kushedi sa herë ma shumë “VETMI” sesa VETMIA në vendin tënd !

17. E “humb rrugën n'oborr” vetëm AI që e di vërtetë se, në oborr nuk ka rrugë dhe janë të gjitha rrugët !

18. Të dish çka është MIRË dhe çka është KEQ në këtë botë dhe, të dish çka është E MIRË dhe çka është E KEQE, është dituria më e KEQJA që mund ta kesh për vete.

19. ATË njeri që nuk e “çmend” REALITETI i kësaj jete në këtë botë, AI njeri, ja ka MEND pak, ose ka tepër mend.

20. Me dukje, sa ma NJERI dhe me mend: KISHK, VIÇ dhe LOPË, njeriu kalon dhe jeton më së miri në këtë BOTË.

21. Në këtë BOTË, pakënaqësitë më të mëdhatë dhe problemet më të rëndat dhe më të vështira, t'i shkakton dhe t'i sjell BASH dituria!

22. Prej atij momenti, që në këtë botë, nuk do të MUNDESH dhe nuk do të DUASH MË, ke vdekë për së gjalli dhe nuk je më për ASGJË.

23. Njeriu është i dënuar përjetësisht ngase, kurrë nuk i ka “mendtë dhe dhentë” njëkohësisht .

24. Që t'ia dish vlerën e vërtetë çdo gjëje në këtë botë, konstato për cilëndo qoftë GJË, vetëm kur ke nevojë të vërtetë për TË e, që nuk e ke!

25. Njeriun FATKEQ, në këtë botë, N E V O J A e detyron që të besojë dhe shpresojë ...edhe në çfarëdo qoftë !

26. Të gjitha GJËRAT; bash të gjitha gjërat NË MASËN E DUHUR, janë të mira; dhe, të GJITHA GJËRAT në masë të tepruar, janë TË KËQIA

27. Njeriu mund ta shoh veten edhe në PASQYRË, sigurisht; por njeriu, më së miri e SHEH VETEN duke i këqyrur të tjerët dhe duke e bërë krahasimin e vetes me të tjerët, njëkohësisht !

28. Jeta e njeriut në këtë BOTË është FERR i vërtetë, perderisa “mendtë dhe dhentë” njeriu kurrë nuk i ka njëkohësisht !

29.GJENIU I VËRTETË, përpos DITURI dhe DASHURI, është edhe URREJTJE ...deri edhe e skajshme, vazhdimisht .

30. Derisa do ta MUNDOJSH veten trupërisht dhe shpirtërisht, do ta RUAJSH JETËN në vete dhe VETEN në jetë, njëkohësisht !

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode