A ISHIN TË PËRFSHIRË SHQIPTARËT NË LUFTËN E FTOHTË DHE “IZOLIMI”?

19/08/2019 07:01

OPINION

 

 

A ISHIN TË PËRFSHIRË SHQIPTARËT NË LUFTËN E FTOHTË DHE “IZOLIMI”?

Afrim MORINA

 

 

Hyrje

            Shumë autorë janë marrë me Luftën e Ftohtë dhe Izolimin, nga kënde të ndryshme, në mesin e tyre edhe Ukshin Hoti. Duke u nisur nga dokumentet, janë munduar edhe të përcaktojnë datën e fillimit dhe të shpjegojnë se çka është “Lufta e Ftohtë” dhe çka është “Izolimi”. Ndryshe nga të gjithë të tjerët, në këtë analizë, do të mundohem të trajtojë pozitën e Shqipërisë londineze dhe në tërësi shqiptarët në këto rrethana politico-ushtarake. A vazhdon edhe më tej lufta e ftohtë dhe izolimi për shqiptarët, apo, ajo ka përfunduar, kushtimisht, me rënien e Murit të Berlinit, siç mundohen ta përkufizojnë disa teoricienë.

            Nisur logjikisht, për fillimin e Luftës së Ftohtë, gati nga të gjithë trajtuesit e kësaj teme, nuk pajtohem, sepse, lufta e armatosur ka vazhduar e vazhdon, ngase, nëse teoricienët e marrin si luftë të ftohtë formimin e taborreve rreth SHBA-ve dhe BRSS-së, atëherë, nuk mund të merret viti dyzetenëntë (‘49), se luftrat e amatosura kanë vazhduar në Kore, Vietnam, Kamboxhia, Kubë, Algjeri dhe në pjesën dërmuese të Kontinentit Afrikan, ku kemi ngritjen e vetëdijes për çlirim nga kolonialistët perëndimorë dhe lufta e Afganistanit, ku janë të përfshira të dyja blloqet. Por, është edhe një fakt shumë me peshë, pranimi i Izraelit në mundësitë e zgjerimit të kufijve, që nga dyzeteteta (‘48), që e mbanë nën ankth botën arabe, duke kalkuluar herë me njërin shtet e herë me tjtrin, varësisht nga interesi i dy blloqeve politiko-ushtarake, për ta “shpëtuar” njerëzimin, që, në fakt, luftohet për “arin e zi”.

            Izolimi që do të shfaqet nga presidenti Amerikan, Regan, do të jetë një kaptinë në vete, që, edhe na shfaqet në format e ndryshme, por, për të gjithë ne janë të njohura izolimet, bojkotet, reciprocitetet, etj.

            Çfarë roli do të luajë feja në këtë epokë të Luftës së Ftohtë dhe në Izolim, që nuk e përmendin në trajtesat e tyre analistët, por, po të merret samiti i vitit 1982 në mes Vatikanit dhe Reganit, na del në pah një pjesë e saj, sepse, bota islame është në përballje që nga mbarimi i luftës dhe liderët e tyre, herë janë në vallëzim me Perëndimin, e, herë me Lindjen, për arsyet që i theksova më lart.

            Përfundimi i të gjithëve është se Lufta e Ftohtë lindi si rezultat i ndarjes së dy blloqeve, në atë të rendit shoqëror kapitalist dhe socialist, me të cilët, përsëri, nuk pajtohem, sepse, të dy blloqet luftonin për gjeopolitikë dhe gjeostrategji, duke harruar edhe “arsyet” e ndarjes.

            Në këtë valle do të hynë edhe shtetet e “painkuadruara” nga treshja Tito, Naser e Nehru, të cilët do ta luajnë një rol shumë të rëndësishëm, sidomos, në relacion me shqiptarët, sa edhe sot shihen pasojat, nga ndikimet që ka pasur kjo treshe, “miqësore” ndaj nesh, në të dyja blloqet.

 

Kush ia përgatiti terrenin Shqipërisë londineze, për përfshirjen e saj në Luftën e “Ftohtë” dhe në Izolim?  

 

            Për ta shpjeguar këtë përfshirje të Shqipërisë londineze, dhe të shqiptarëve në tërësi, në Luftën e “Ftohtë” dhe në Izolim, mbështes mendimin tim, se, që nga viti 1944, me Konferencën e Bunjajt dhe shlirimin e Shqipërisë londineze, dy momente bukur me peshë, jo vetëm për shqipatrët, por, edhe zgjimin e “ndërgjegjes” së dy blloqeve.

            Shqiptarët, në luftë për çlirim dhe bashkim kombëtar, pothuaj, gjithëherë, ishin të ndarë në dy tabore. Armiqtë gjithnjë kanë gjetur bashkëpunëtorë, duke filluar nga Epoka e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, e gjer në ditët e sotme.

            Gjatë Luftës Nacional Çlirimtare (Lufta e Dytë Botërore), luftëtarët e lirisë rrokën armët kundër pushtuesit nazifashist dhe tradhtarëve të Vendit. Këta të fundit ndikuan në shkapërderdhjen e energjisë kombëtare deri në ditët e sotme, për kauzën e shpërbërjes së Shqipërisë londineze, për të cilën u angazhuan e angazhohen të gjithë “miqtë”, duke hedhur poshtë çdo përpjekje për bashkimin e kombit, deri në ditën e sotme. Edhe atëherë, edhe sot, na kërcënohen e bëjnë veprime izoluese për kombin tonë, duke shfrytëzuar të njëjtët argatë “shqiptarë”, e, që, nga viti njëmijëenëntëqindenëntëdhjetë (1990), radhëve të tyre iu bashkangjitën edhe një mori “intelektualësh” dhe akademitë “tona”, duke e mbështetur projektin politico-kishtar antishqiptar greko-serb, të prezentuar në Konferencën e Paqes, në Paris, madje, edhe president, kryeministra dhe kryetarë kuvendesh.

“Në muajin maj të vititit 1944, Mit’hat Frashëri hyri në kontakt me të djathtën greke, në funksion të krijimit të një bashkimi federal mes Greqisë dhe Shqipërisë. Në këtë bashkim federal Shqipëria do t’i kishte kufijtë e vitit 1913, duke përjashtuar prej saj Kosovën dhe Çamërinë, dhe ushtria që do të krijohej nga ky bashkim federal do të ishte nën drejtimin e shtabit grek”, sipas  Pëllumb Xhufit.

            Këtu fillon të dalë haptas orientimi politik i Mit’hatit, edhe pse kjo është e njohur që nga “Klubi i Selanikut” dhe tendencat për një alfabet turk. Në Nëntor të vitit 1944, kërkon ndihmë nga Italia, nga fqinjët tanë, nga Evropa dhe Amerika, për rrëzimin e pushtetit në Shqipërinë londineze, ende pa i gëzuar frytet e fitorës dhe pa e parë rendin e ri shoqëroro-politik. Krijohen qendra mbështetëse për ta, në Athinë, Beograd, Paris, Romë, Londër dhe Washington, duke kalkuluar me numra ushtarësh, nga tremijë (3000) në Athinë, e, pesëmijë (5000) në Beograd, ndërsa, të tjerët me qendra stërvitore për të infiltruar diversantë me armë dhe teknologji informative e ushtarake. Kjo luftë e “Ftohtë”, që filloi në Shqipërinë londineze, përkon me një teori, se ajo filloi me nënshkrimin e kapitullimit të Gjermanisë.

            Pse ndodhi kjo nga shtetet të cilat e luftuan nazifashizmin kur edhe shqiptarët kishin marrë mirënjohje për rreshtimin e drejtë gjatë luftës çlirimtare, antifashiste?

            “Jalta II”, nuk i kishte menduar mirë punët rreth ndarjes së sferave të ndikimit dhe nuk kishte llogaritur fort në shqipëtarët. Më vonë, doli se ishte një nga pikat më të rëndësishme në gjeostrategji dhe gjeopolitikë, për të dyja blloqet “kontradiktore”. Të parët që e zbuluan këtë ishin Jugosllavët, kur krijuan Republikën e Maqedonisë me toka shqipatare, për ta dobësuar çdo përpjekje tonën për republikë apo për shkëputje e bashkim kombëtar. I detyruan kuvendarët tanë, në Prizren, ta shpallin nul rezolutën e Bunjajt për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë londineze, të cilën e kishin nënshkruar edhe serbët e malazezët.

Në këtë valle do të hyjë edhe Zogu me sejmenët e tij, në vitin 1947. Në marrëveshje me Ballin (Mit’hatin), dy armiqë të përbetuar, zgjedhet president për udhëheqjen e grushtshtetit në Shqipërinë londineze, ndërsa, pranë tij do të ishin si zëvendës Abaz Ermenji e Seid Kryeziu, ndërsa, sekretar Gaji Gogo. Llogaristeshin katërmijë (4000) foraca të armatosura vetëm nga kompania e Prizrenit, dhe mu për këtë, shkon në SHBA, për të marrë sugjerime nga CIA. Zogu, do të kërkojë ndihmë ushtarake nga Tito, sikurse dikur nga Pashiqi. Kjo zgjatë deri më 1955, ku dhe pranohet Shqipëria londineze në OKB, edhe pse, ishte anëtare e Ligës së Kombeve, para lufte. Ndërsa, Mit’hati, në angazhimet politike kërkon nga autoritet amerikane ta krijojë Komitetin Kombëtar, dhe, me 12 maj 1949, i miratohet. Përgatiti Operacionin “Valuable”, me ndihmën e CIA-s, por, nuk arrijti nisjen e këtij operacioni. Komiteti Kombëtar “Shqipëria e lirë”, bazën e parë e krijoi në Paris, dhe, mëkambësit e tij janë Abaz Kupi, Zef Pali, Nuçi Kote e Seit Kryeziu.

 

Shqipëria londineze, si senduiç, në mes të dy blloqeve, dhe në shënjestër predhash nga fqinjët e saj “miq”

 

Provokimet diversante, filluan menjëherë pas lufte, ndërsa, ajo që merret shumë serioze, është incidenti në Korfuz, nga britanikët, e, që, më vonë, do të angazhohet shtatmadhoria Britanike, që, përmes Korfuzit, ta marr Sazanin, dhe, t’i rikthejë tradhëtarët e Shqipërisë në pushtet. Kjo e zyrtarizon fillimin e Luftës së “Ftohtë” por edhe Izolimin, shumë më herët se të dalë Regani me këtë teori.

Siç na mëson historia dhe dokumentet e zbuluara kohëve të fundit, japin për të kuptuar se Shqipëria londineze dhe Shqipëria e robëruar nga shtetet fqinje, ishte në senduiç nga të dyja blloqet, dhe, në shënjestër predhash nga fqinjët, nga të cilët ajka e tradhtisë kishte kërkuar ndihmë, jo vetëm për poligone ushtarake, instruktorë për ushtrime, por, edhe armë e forca ushtarake dhe sigurimin e korridoreve për të depërtuar në Shqipërinë londineze, ku humbën jetën qindra djem e vajza, në gjithë kufirin shqiptaro-shqiptar, për mbrojtjen e nderit të atdheut. Ndërsa, në Shqipërinë e robëruar kjo kategori gëzonte të gjitha benificionet e shtetasve dhe burrështetasve të ndershëm të Rankoviqit, Titos e Millosheviçit, ndërsa, bashkëkombasve të tyre u merreshin të gjitha të mirat materiale, duke filluar nga bujqësia, blegtoria, shpërngulja për Turqi, se, shqiptarët, ende trajtoheshin përmes fesë së “tyre”, etj., madje, burgoseshin e vriteshin për ta jetësuar Elaboratin e Andriçit e Çubrelloviçit, në emër të banditizmit. Kjo kulmoi me përzënien e shqiparëve nga Kosova, Maqedonia e Lugina e Preshevës (në luftën e UÇK-së), para së cilës faktori ndërkombëtar nuk mund të bënte “sehir”. Por, sot, mundohet të na bindë për t’i dhënë territore puroshqiptare Serbisë, siç i dhanë Maqedonisë, për të krijuar paqe nën këtë nënqiell! Luftëtarët tanë burgosen, ndërsa, ministrat dhe ushtarakët e Millosheviçit qëndrojnë krenarë në tryeza e takime me ndërkombëtarët dhe lujnë lojën e viktimës, duke kërkuar rikthimin e “dinjitetit” të Millosheviçit, siç bëri Vuçiçi në Ujman.

Ndërsa, në Çamëri bëhej pastrimi etnik, gjithashtu, me përzënie dhe vrasje e burgosje të shqiptarëve çamë, e mit’hatistët e zogollët gëzonin e gëzojnë të gjitha beneficionet, madje, kanë qenë ministra e deputetë, nën singlën greke. Qeveritë shqiptare, në këtë kohë demokracie, ua mundësojnë grekëve, që aty ku e kanë një varr, të jetë edhe tokë greke, apo, vend i shenjtë i dishepujve të tyre në tokën puroshqiptare, nën moton “Virio Epiri”.

Derisa, Shqipëria londineze e Enver Hoxhës luftonte për ta siguruar bukën e gojës për shtetasit e vet shqiptarë dhe pakicat e tjera, dhe, kufijtë e imponuar nga kongresat e konferancat ndërkombëtare, ajka e tradhtisë, me në krye Mit’hat Frashërin, shëtiste kancelarive botërore, për zhbërjen e saj, duke turbetuar babain dhe xhaxhallarët e vet.

Edhe sot, pinjollët e kësaj ajke tradhëtie mundohen ta mbajnë Shqipërinë londineze nën ankthin e Luftës së “Ftohtë”, me mbështetjen e “miqve”, duke lujatur në kartën e luftës kundër enverizmit, për ta kthyer në tavolinën e Akademisë së Tiranës, Platformën Greke të dyzetepestës (1945), të prezentuar në Konferencën e Paqës, në Paris, se Enver Hoxha dhe partizanët e tij ishin me fashizmin e nazizmin dhe se në Shqipërinë londineze kishte luftë fetare e qytetare. Më e keqja është se, sot, kësaj valleje po i prin Kryeministri Edi Rama, duke derdhur paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Ngriteni zërin intelektualë shqipatarë, kudo që jeni, dhe mos lejoni ta bëjë këtë marrëzi zëri i tradhtisë, në emër të Akademisë, për ta shlyer Luftën e lavdivshme Nacional Çlirimtare të Shqipërisë londineze e të popullit shqiptar dhe në librat e historisë të mësohet tradhëtia si vlerë, e çlirimtarët si kundërvlerë, të arsyetohen të gjitha veprimet jugosllavo-greke, bashkë me miqtë e tyre, siç po ndodhë me shumë figura që nderuan kombin e gjuhën, që ranë në përballje me pushtuesit, duke filluar nga Mujo Ulqinaku e deri te dëshmori i fundit të nëntorit të viti 1944, duke mos llogaritur të tjerët, për mbrojtjen e kufirit.

Prishtinë, 18. 8. 2019

 

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode