ÇKA DUHET TË SHOHIN E TË DINË SHQIPTARËT ?

21/09/2011 20:45

ÇKA DUHET TË SHOHIN E TË DINË SHQIPTARËT ?

Shkruan: Tafil DURAKU

 

Bazuar në situatën dymbëdhjetëvjeçare të pasluftës së lavdishme të UÇK-së shqiptare, duke e pasur për bazë tekstin e betimit të UÇK-së dhe betimin e luftëtarëve të lirisë, si dhe betimin e “udhëheqësve” e “luftëtarëve” të tjerë të saj, situata në të cilën ndodhemi është shumë shqetësuese dhe gjendja tepër skandaloze. Dhe, pyetja që shtrohet vetvetiu, këtu, është se çfarë duhet të shohin e të dinë shqiptarët dhe Shteti i tyre Shqiptar për zhvillimet “politike”, “patriotike” e “diplomatike” të “prijësve” të tij, madje, në këto dy dekadat e fundit?...

Shqiptarët duhet të shohin dhe t’i dinë e t’i njohin të gjithë ata që kanë qenë aleatë publikë dhe të maskuar të koniunkturave të regjimit komunist shqiptaro-titist të pushtuesit më të egër dhe veglat e tyre qorre, të cilët dje, si aleatë të atyre koniunkturave të regjimit të pushtuesit endeshin e shëtitnin kryepërpjetë para hundës sonë, dhe, sot, njësoj, enden e shëtitin kryepërpjetë para hundës sonë, madje, edhe më zi tash se dje, sepse, sot janë bërë aleatë të Tiranës antishqiptare (Shih vendimet e Kushtetueses Shqiptare për Marrëveshjen detare me Greqinë dhe atë për kombësinë)… Prandaj, duhet parë me gjakftohtësi: Kush kanë qenë dhe kush e cilët janë qentë e mëdhenj të koniunkturave të regjimit të Beogradit në Prishtinë dhe cilët ishin e janë këlyshët e këtyre të fundit në mërgatën “shqiptare” e “patriotike” të qyqeve më të zeza në kapërcyell të shekullit XX dhe të këtij fillimshekulli…

Shqiptarët duhet të shohin dhe të dinë qartë kush dhe cilët ishin e janë ata shqiptarë “patriotë” që kanë ndenjur në anusin e Rankoviçit, të Titos e të Milosheviçit, të cilët edhe sot e kësaj dite po mrizojnë nëpër anusët e ndërkombëtarëve “miq” dhe miq, që po ndërrohen si cjeptë në Kosovën e trepushtuar shqiptare, në emër të Rezolutës 1244 të KS të OKB-së. Shqiptarët duhet të shohin dhe të dinë se kurrnjëherë në historinë e tyre nuk i kanë pasur punët më keq e më zi. Dhe, ajo që e zbardhë këtë konstatim është vetë gjendja skandaloze e veteranëve të UÇK-së këto dymbëdhjetë vjetë të pasluftës së lavdishme të UÇK-së shqiptare.

Shqiptarët duhet të shohin e t’i dinë të gjithë ata që dalin e pëllasin se kinse shqiptarët kurrë nuk i kanë pasur punët më mirë, por, duke e fshehur me mjeshtëri prapavinë e mendimit të tyre dinak, duke mos thënë e treguar hapur se ata shqiptarë që kurrë nuk i kanë pasur punët më mirë janë vetëm shqiptaro-titistët dhe këlyshët e tyre në pozita e prita “patriotike”, “shtetërore” e “demokratike” të “Republikës së Pavarur të Kosovës” dhe të Shqipërisë së kufijve londinezë…

Shqiptarët duhet të shohin dhe t’i dinë “prijësit” e tyre që po tallen me ta. Madje, duhet të shohin dhe t’i dinë dofarë “fetarësh”,  “islamistësh” dhe klerikësh të tjerë… Duhet t’i shohin dhe t’i dinë dofarë petullash me ujë titistë të Ibrahim Rugovës që i kanë dhënë erë të keqe edhe Tiranës shqiptare, e, të mos flasim për Shkupin, Podgoricën, Tetovën e Preshevën…

Shqiptarët duhet të shohin e të dinë dhe ta thonë troç se shqiptarëve nuk u duhet asnjë Shqipëri që e bashkojnë tradhëtarët e popullit shqiptar, ata e këta që po plaçkitin gjithçka që po u vjen ndoresh e po mund ta vjedhin në emër të “shtetit” e të “pushtetit shqiptar”, madje, në të gjitha hapësirat e copëtuara shqiptare…

Shqiptarët duhet të shohin dhe të dinë pse kryetari aktual i Shqipërisë nderon me çmime kombëtare dofarë folkloristësh të folklorizmit shqiptaro-titist ibrahimrugovist. Shqiptarët duhet të shohin e të dinë se deri ku do të shkojë folklorizmi “patriotik” shqiptaro-titist i prijësve dhe pasardhësve të Dr. Ibrahim Rugovës&Co…

Shqiptarët duhet të shohin e të dinë gjithçka që po u punohet pas shpine, pas deklaratave “politike”, “patriotike” e “shtetërore” të “prijësve” të tyre më të mëdhenj në “historinë e re” të fillimshekullit 21… Shqiptarët duhet të shohin e të dinë edhe atë që fshihet tej atyre që zbardhen me kabllogramet e Wikileaks dhe me vendimet e Kushtetueses Shqiptare…

Shqiptarët duhet të shohin e të dinë gjithçka që nuk u lejohej ta shihnin e ta dinin për 100 vjetë rresht nën pushtuesit serbojugosllavë dhe veglat e tyre qorre “shqiptare” të Prishtinës, Preshevës, Tetovës, Shkupit…

Populli e Shteti Shqiptar duhet të shohin e të dinë se të gjitha proceset e montuara që po vazhdojnë për dymbëdhjetë vjetë rresht, po kryhen në kurriz të luftëtarëvetë UÇK-së e të lirisë së Shqipërisë, dhe jo kundër grupeve kriminale të koniunkturave të regjimit komunist e shqiptaro-titist…

E drejtë e shqiptarëve, e garantuar me të gjitha të drejtat ndërkombëtare, është që të shohin e të dinë gjithçka për fatin e tyre dhe për fatin e Shtetit të tyre, SHQIPËRISË …

Burojë, më 21 shtator 2011

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode