ÇFARË DEKLAROI TEUTA SAHATÇIJA NË DRENAS?
03/06/2014 08:54
Analizë&Opinion
ÇFARË DEKLAROI TEUTA SAHATÇIJA NË DRENAS?

Shkruan: Tafil DURAKU
Dje, më 2 qershor 2014, Teuta Sahatçija dhe Isa Mustafa të LDK-së zhvilluan “fushatë” zgjedhore në Drenas të Drenicës. Por, çfarë thanë e deklaruan atje, para qytetarëve të Drenasit dhe të Drenicës? “Fushata” e LDK-së është shndërruar në luftë për jetë a vdekje të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, LDK-së së Isa Mustafës.
Është me vend të theksohet se kudo nëpër qytete të “Republikës së Kosovës”, ku zhvillon “fushatë” ajo parti komuniste e Titos dhe Dr. Ibrahim Rugovës, tash me Isa Mustafën në krye, po bën luftë të vërtetë për ta mashtruar opinionin shqiptar, për t’ia marrë votën qytetarit shqiptar. Por, qytetarët tanë duhet të jenë shumë syçelë dhe të mos e dhënë as vetëm një votë për partinë e cila në Programin e saj politik nuk e ka hequr qëllimin e saj final për bashkëjetesë me Jugosllavinë e Serbinë!...
Po, kë sulmon dhe si sillet ajo partie me prejardhje jugosllave e antishqiptare, gjatë tërë fushatës së saj nëpër qytetet e Kosovës dhe para qytetarëve trutharë e trumpirë, që kanë mbetur si shpezët në mjegullën e dendur komuniste, të krijuar prej komunistëve “shqiptarë” dhe “patriotëve” të LDK-së së Ibrahim Rugovës e Isa Mustafës?!...
Gjatë fushtës së djeshme në Drenas u akuzua rëndë PDK-ja e Thaçit, duke apeluar te votuesit Drenicasë që t’ia dhënë votën të vetmes parti me prejardhje komuniste serbo-jugosllave, LDK-së. Madje, Teuta Sahatçija akuzoi rëndë dhe pa asnjë kokërr mend në kokë, duke thënë, citojmë: “… Të burgosurit nuk e kanë vendin në spitale por atje në burg…!” Kjo thirrje patetike e saj tregon qartë fytyrën e partisë komuniste të Jugosllavisë me emrin LDK&Co(!)…
Ato deklarata cinike u bënë kundër luftëtarëve të lirisë që po kalben burgjeve të Kosovës me direktiva të Partisë Komuniste Jugosllave me emrin LDK&Co! Atyre deklaratave poshtëruese e fyese në kurriz të luftëtarëve të lirisë nuk duhet t’u besojë qytetari shqiptar dhe aq më pak ai drenicas… Po, për kë paskan luftuar ata të mjerë në krye, he, mozomokeq(?!)… A e kanë kuptuar tashmë, pas të gjitha akuzave e sharjeve që ua ka bërë partia e “patriotit” dhe “prijësit” të “shqiptarëve”, Dr. Ibrahim Rugova?(Sic!)…
Kudo në botë, luftëtarët si ata tanët që po kalben burgjeve me direktiva politike të Partisë Komuniste të Jugosllavisë – LDK-së&Co, do të gëzonin privilegje të jashtëzakonshme, ndërsa, tek ne, falë politikave “patriotike” e “shqiptare” të LDK-së&Co, ata po mbahen në burgje me akuza të fabrikuara nga LDK&Co, me akuza të atyre që shanë luftën e UÇK-së dhe veteranët e luftëtarët e vërtetë të asaj lufte titanike… Dhe, fatkeqësisht, ajo parti “patriotike” e “shqiptare” nuk po shmanget aspak nga sharjet që i ka bërë UÇK-së “presidenti” histo(e)rik i asaj partie, Dr, Ibrahim Rugova!...
Për të na e ritreguar fytyrën e vërtetë të asaj partie kryekëmbë komuniste serbo-jugosllave, Teuta Sahatçija tregoi edhe një herë, me kryeneçësi, se luftëtarët e UÇK-së e kanë vendin në burgje dhe jo në spitale!... Po, pse e bëri atë në Drenas të Drenicës (Drenishtës)? Për t’u treguar qytetarëve shqiptarë se duhet ta braktisin rrugën e lirisë e të Shqipërisë! Sepse, i vetmi “shpëtim” për ta është LDK-ja&Co, si vazhduesja më e denjë e Shtabit Operativ për “Kosovë e Metohi”(Sic!)
Teuta Sahatçija e bëri atë apel publik edhe për ta përçarë Drenicën, për ta luftuar Drenicën me “Drenicën” e LDK-së, duke u treguar atyre qëllimet e partisë së saj fashiste, shqiptaro-titiste, e cila kënaqet vetëm kur janë nëpër burgje luftëtarët veteranë dhe komandantët e UÇK-së, kur familjet dhe familjarët e tyre largohen me porosi të LDK-së nga vendet e tyre të punës, prandaj, numri i “luftëtarëve” të LDK-së ka shkuar në 60 000 mijë, të cilët, nuk dihet se prej cilit planet (hotel) kanë luftuar kundër pushhtuesit serb(Bah!)…
Prandaj, ftojmë qytetarët shqiptarë të Kosovës së trepushtuar shqiptare, serbo-kosovaro(LDK-isto)-ndërkombëtarisht, që të mos e dhënë as edhe një votë të vetme për LDK-në&Co, nëse e duan ardhmërinë e brezave shqiptarë, të fëmijëve të tyre pasardhës, sepse, LDK-ja në çdo hap po e tregon qartë fytyrën e saj “patriotike” e “shqiptare”, siç e tregoi edhe me Teuta Sahatçinë në Drenas, për ta përçarë Drenicën me “Drenicën”, siç vepruan me finokëri edhe gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së, dhe, tash, po thërrasin publikisht dhe po e tregojnë vendin për luftëtarët e UÇK-së!...
Turp! Turp! Turp! Ky është kulmi i turpit të këtij shekulli!
Burojë, më 3 qershor 2014